Vëllai i Liridona Ademajt: Shpresojmë që drejtësia të vijë në vend, është një ditë e rëndë për ne - NACIONALE

Vëllai i Liridona Ademajt: Shpresojmë që drejtësia të vijë në vend, është një ditë e rëndë për ne

1 vit më parë

nga NACIONALE

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka folur shkurt para mediave pasi Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve për vrasjen e saj.

Ademaj ka thënë se nuk e kanë parë ende aktakuzën, derisa shtoi se shpreson që drejtësia të vijë në vend.

“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për neve, kërkojmë të na mirëkuptoni pak.

Shpresojmë që drejtësia të vijë në vendin e vet, faleminderit të gjitha mediat që ishin prezent” – u shpreh ai.

Tutje, Leonard Ademaj ka dhënë detaje edhe mbi gjendjen e fëmijëve të viktimës:

“Takohemi me fëmijët, kanë kuptuar gjithçka, gjendja e tyre nuk është edhe aq mirë. Për këtë çështje, kujdeset shteti atje, kanë psikologë, njerëz që merren me këtë punë. Janë shumë të mërzitur”.

Lajme të ngjashme