Vazhdon gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë - NACIONALE

Vazhdon gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve pritet të vazhdojë me pyetjet për dëshmitarin e katërt.

E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari ka qenë në seancë private. Ngjashëm, sikur edhe pjesa më e madhe e dëshmive të dëshmitarëve të tjerë.

Megjithatë, pritet që dëshmitari 5 të dëshmojë në seancë publike.

Krerët e UÇK-së janë arrestuar që nga nëntori i vitit 2020 dhe po mbahen në paraburgim.

Lajme të ngjashme