Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në seancën e fundit që është mbajtur, e kishte filluar dëshminë e tij dëshmitari i tretë.
Megjithatë, nuk dihet nëse do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të njëjtë, raporton Nacionale.
Deri më tash, pjesa më e madhe e gjithë procesit ka qenë e mbyllur për publikun, fakt i cili është kritikuar mjaft shumë.
Krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit, dhe janë në paraburgim që nga nëntori 2020.