U arratis nga arresti shtëpiak, MPB-ja në Maqedoninë Veriore lëshon fletarrest për Blerim Ramadanin - NACIONALE

U arratis nga arresti shtëpiak, MPB-ja në Maqedoninë Veriore lëshon fletarrest për Blerim Ramadanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak, pasi që i njëjti muajin e kaluar është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Ramadanit i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe pas kësaj i njëjti është arratisur, ku Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka dorëzuar fletarrest qendror.

Kështu kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve MIA nga MPB-ja.

Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit.” – thuhet në konfirmim, raporton Portalb.

Ramadani është arrestuar nga autoritet maqedonase më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë.

Arrestimi ka ndodhur duke i bazuar në një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia.

Javën e kaluar një gjykatë në Shkup kishte vendosur se Ramadani nuk do të ekstradohet në Serbia.

Lajme të ngjashme