Trendafilova lëshon “paralajmërimin e fundit” për Nasim Haradinajn, pasi dha intervista për media - NACIONALE

Trendafilova lëshon “paralajmërimin e fundit” për Nasim Haradinajn, pasi dha intervista për media

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova e ka paralajmëruar Nasim Haradinajn, pas intervistave të tij në media.

Në një komunikatë për media në faqën zyrtare të Speciales, thuhet se Trendafilova e ka paralajmëruar “për herë të fundit” Haradinajn që t’u përmbahet kushteve pas lirimit të tij.

Këtu, thuhet që Haradinaj nuk ka marrë leje para paraqitjes së tij nëpër intervista për media.

“Më 13 qershor 2024, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova lëshoi paralajmërim të fundit për Nasim Haradinajn që t’u përmbahet të gjitha kushteve të përcaktuara në vendimin mbi modifikimin e dënimit (“Vendimi”) të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga Administratorja e DHSK-së, me të cilat Kryetarja u informua për kontaktet dhe intervistat e Haradinajt me mediat gjatë disa muajve të fundit, pa kërkuar paraprakisht leje për to, sikurse përcaktohet në Vendim. Gjithashtu, Kryetarja vuri në dukje se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit.” – thuhet tutje.

Në fund të komunikatës, shkruhet se vendimi mund të revokohet oe modifikohet dhe se “çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objetin e paraburgimit.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.” – thuhet në fund.

Lajme të ngjashme