“Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë”, policia jep detaje - NACIONALE

“Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë”, policia jep detaje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë për të shtëna me armë zjarri afër një pompe derivatesh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Policia ndër të tjera thotë se “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.”.

Përgjigja e plotë e policisë:

Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme