Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit - NACIONALE

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes ende të pazbardhur të Oliver Ivanoviqit, ish-politikan kontravers serb i Kosovës.

Në këtë rast janë të akuzuar pesë persona, të cilët Prokuroria Speciale i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit.

Sjellim ndër mend që Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Të akuzuar janë ish-policët Nedelko Spasojeviq, Zharko Jovanoviq e Dragisha Markoviq, Marko Roshiq, Sillvana Arsoviq, ish-sekretare e politikanit të vrarë.

Lajme të ngjashme