Sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë - NACIONALE

Sot seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”.

Ndryshe në seancën e fundit tre nga të akuzuarit nga sulmi terrorist i 24 shtatorit të 2023-s, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjykata për këtë rast ka refuzuar gjykimin në mungesë, për të akuzuarit e tjerë.

Lajme të ngjashme