Sokol Bashota pyetet në Hagë për vrasjen e Maliq Shehollit, babain e Fatmir Shehollit
Ish-eprori i UÇK-së në Hagë, Sokol Bashota, po vazhdon dëshminë në Hagë.
Ai është pyetur për komunikatën 28 që lidhej me Maliq Shehollin, babain e Fatmir Shehollit.
“A e njihni personin e dytë që përmendet në komunikatën 28, Maliq Sheholli?”, pyeti gjyqtari.
“Jo”, u përgjigj Bashota.
“A e di diçka çfarë i ka ndodhur këtij personi, a është vrarë dhe kush e ka vrarë?”, ishte pyetja tjetër.
“Nuk kam njohuri”, tha Bashota.
Fatmir Sheholli kohë më parë kishte thënë se do të jetë dëshmitar në Hagë. Ai tha se UÇK-ja nuk ia ka vrarë babain.