Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit - NACIONALE

Shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo ndodhi me kërkesën e mbrojtjes, pasi të njëjtit thanë se nuk janë pajisur me të gjitha provat.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 8 tetor.

Ish-kryeshefi i KEK-ut dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale më 19 gusht të këtij viti.

Sipas aktakuzës, Krasniqi duke filluar nga 15 tetori i vitit 2021 e në vazhdimësi, deri më 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërodrim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajme të ngjashme