Shefqet Kabashi e pranon bisedën me Rexhep Selimin, e mohon se e takoi Hashim Thaçin në Jabllanicë
Shefqet Kabashi e përfundoi sot dëshminë e tij në Hagë.
Gjatë përgjigjeve të tij, Kabashi tregoi se ka dëgjuar shumë “llafe” nga bashkëluftëtarët për një bisedë të Hashim Thaçit me Tahir Zemajn.
Kabashi e pranoi se ka pasur një bisedë me Rexhep Selimin, por mohoi ta ketë takuar në Jabllanicë Hashim Thaçin, raporton Nacionale.
Nacionale sjell përgjigjet pa ndërhyrje:
Gjyqtari: A e dinit që dikush është ekzekutuar pasi është dërguar në Drenicë?
Kabashi: Njeri që është ekzekutuar pasi është thënë të dërgohet në Drenicë? Nuk më kujtohet tani.
Gjyqtari: Në këtë deklaratë thoni që Hashim Thaçi e Rexhep Selimi ishin në automjet kur Alush Agushi iu dha urdhër për të vrarë Fadil Gashin, dhe pasi i kam lexuar këto dy paragrafë prap nuk jam i qartë. Si dolët në përfundimin që Hashim Thaçi e Rexhep Selimi ishin në automjetet kur Alush Agushi iu dha urdhrin? Spjegoni pse mendoni se ata dy ishin në automjete?
Kabashi: Në atë kohë unë udhëtoja shumë kudo në zona ku shkonin për të marrë armë, organizuar gjërat. Bëja çka është e mundur dhe isha i kënaqur, gjithë energji, i ri. Çfarë më bënë mua që ta them këtë, sepse siç thashë më parë kisha kushëri pranë Fadil Gashit, dhe distancat nuk janë të mëdha. Ne dëgjuam menjëherë se Fadil Gashi kishte pasur një bisedë me Hashim Thaçin në atë kohë e quanin Gjarpri, kishin bisedë se kush është në krye e kush nuk është. Kur Hashim Thaçi nuk është se vinte shpesh nga Drenica në Malishevë apo Dukagjin, nuk vinte çdo javë apo çdo ditë. Me sa dija unë kur ata vinin, vinin dhe ndalonin në fshatin Cferkë te Halim Gashi. Fadil Gashi nga ato që dinim i thanë se jemi nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ne japim urdhra për gjithçka që ndodhë. Pasi e dëgjova këtë bisedë që patën mendova se ishte ai, sepse nuk po i bindej urdhrave të tij. Gjithashtu në të njëjtën kohë kur erdhën nga Jabllanica unë mund të vija brenda ditës, apo të nesërmen, por i pashë aty, diskutuam me Selimin për uniformën. E di që në atë kohë Hashim Thaçi pati një bisedë me Tahir Zemajn që ishte komandant në Dukagjin, e ku bënë një marrëveshje. Këto që dëgjoja nga njerëzit rreth e qark. Ata thoshin se Thaçi i tha Tahir Zemës se në Shtabi është në krye, e ne vendosim kush është komandant në secilën zonë.
Gjyqtari: E di që keni cekur po nuk e kam të qartë, në deklaratën tuaj keni thënë. Si saktësisht e dëgjuat ju këtë gjë, se Fadil Gashi i kishte thënë Hashim Thaçit se ai merr urdhra vetëm nga Rugova. Nga e dëgjuar ju?
Kabashi: Nga njerëzit rreth e qark, sepse shkoja në Cferkë ku ishte Fadil Gashi. Nga ushtarët. Nuk mund të them se këtë gjë e kam dëgjuar para apo pasi mora urdhrin.
Gjyqtari: Je i sigurt që e ke pasur këtë bisedë me Rexhep Selimin? Po Hashim Thaçin e keni parë në atë kohë?
Kabashi: Rexhep Selimin 100%. Hashim Thaçin nuk jam i sigurt.
Gjyqtari: Cilat është arsyeja ku e mbështesni se Thaçi ishte në njërën nga veturat kur keni marrë urdhër?
Kabashi: Nuk ndodhte shpesh që Hashim Thaçi të vinte në zonën e Dukagjinit. Biseda që patën me Tahir Zemajn lidhet me këtë.
Gjyqtari: Gjatë periudhës që keni qenë në Jabllanicë sa herë e keni parë Hashim Thaçin aty?
Kehoe: Në intervistën e vitit 2020 keni thënë që ju nuk i keni njohur personat e tjerë në veturë?
Kabashi: Po, është e njëjta.
Kehoe: Kur keni bërë bisedën me ZPS para disa javësh 9 tetor 2023. Ju thatë para disa javësh që kur u kthyet në Jabllanicë aty ishin 10 persona, por nuk e dinit nëse e patë Hashim Thaçin?
Kabashi: E vërtetë, nuk e kam thënë.
Kehoe: Unë e di që ushtarët apo përvoja kur flitet për thashetheme e të tjerë, dhe ju nuk keni qenë pjesë e bisedave që Thaçi ka bërë me Fadil Gashin?
Kabashi: Jo nuk kam qenë pjesë e tyre.
Kehoe: Dhe ju nuk e dini që ka pasur 3 biseda të ndryshme me presidentin Thaçi dhe Fadil Gashin gjatë kësaj kohe?
Kabashi: Jo, nuk e dija.
Kehoe: Fadil Gashi i ka shpjeguar këto biseda si miqësore?
Kabashi: Jo ka qenë diçka në gazetë, nuk jam i sigurt.
Kehoe: Lidhur me debatin për Tahir Zemajn ju nuk keni qenë pjesë?
Kabashi: Jo
Kehoe: Atëherë për gjithçka po na tregoni janë gjëra që keni dëgjuar nga të tjerë, ushtarët që flisnin me njëri-tjetrin?
Kabashi: Po.
Kabashi: Nuk thashë që e kam parë ndonjëherë. Asnjëherë nuk kam thënë që e kam parë aty 100%.