ShBA-ja dhe BE-ja mirëpresin ngritjen e aktakuzës për Banjskën: A do të ketë pasoja për Serbinë? - NACIONALE

ShBA-ja dhe BE-ja mirëpresin ngritjen e aktakuzës për Banjskën: A do të ketë pasoja për Serbinë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropiane kanë mirëpritur ngritjen e aktakuzës për rastin e sulmit në Banjskë.

Aleatët kryesor të Republikës së Kosovës kanë vlerësuar lartë punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për këtë rast.

ShBA dhe BE-ja kanë bërë me dije se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm terrorist duhet të mbahen përgjegjës para ligjit.

Një zëdhënës i ambasadës së Kosovës në Prishtinë i ka thënë Klan Kosovës se SHBA-ja e vlerëson lartë punën e prokurorisë dhe policisë për rastin në fjalë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për përfundimin e hetimit të sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës. Gati një vit ka kaluar që nga ky krim brutal që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane.

Një ditë me parë ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave të grupit terrorist që organizoi sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku, e ka përshëndetur edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka theksuar edhe një herë pritshmërinë që fajtorët të mbahen përgjegjës.

BE-ja e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet e sulmit të Bajnskës dhe ka ngritur aktakuzën. BE-ja në vazhdim ka theksuar pritshmërinë që të gjithë ata që janë të përfshirë dhe përgjegjës në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Parashtrimi i aktakuzës nënkupton që tani procesi gjyqësor do të fillojë dhe ne po presim për përfundimet e këtyre procedurave gjyqësore.”, ka thënë ai.

Dje në një konferencë për media, Stano është pyetur edhe rreth takimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ambasadorin evropian në Serbi, dhe mbi mundësinë që të jetë diskutuar kjo temë.

Ne s’i komentojmë përmbajtjen e takimeve, në nivel të ambasadorëve me palët në shtete. Ne nuk kemi nevojë për një takim që të përcjell pozicionin e BE-së, sepse dihet qartë, është përsëritur shumë herë që nga dita tragjike e 24 shtatorit të vitit të kaluar, dhe pritshmëria është që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetim, dhe nëse është e nevojshme të bashkëpunojë për t’i mbajtur përgjegjës.”, është shprehur ai.

Stano ka paralajmëruar pasoja sapo të përfundojë procesi gjyqësor.

E kemi thënë edhe atëherë, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, ky sulm përbën një eskalim të qartë dhe të paprecedentë. Dhe do të ketë pasoja, kështu që sapo Gjykata në Kosovë të vendos kush është fajëtorë, atëherë do të ketë pasoja”, është shprehur Stano.

Ngritja e aktakuzës për rastin Banjska ka nxitur reagime edhe në Kosovës.

Pozita dhe opozita e kanë mirëpritur ngritjen e kësaj aktakuze.

Kurse, kryeministri Albin Kurti ka thënë se aktakuza është dashur të ngritët më herët.

Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka vlerësuar se Serbia duhet ta dorëzoi të dyshuarin kryesor të kësaj ngjarje.

Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës. Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Bernabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme