Së pari u refuzuan, tash pranohen: Edhe 9 persona e marrin statusin e viktimës në rastin e krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Së pari u refuzuan, tash pranohen: Edhe 9 persona e marrin statusin e viktimës në rastin e krerëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe 9 persona zyrtarisht kanë marrë statusin e viktimës në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur në konferencën javore për media zëdhënësi i Speciales.

Këto raste në fillim ishin refuzuar, por më pas u pranuan.

Njoftimi:

Në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues bëri publik vendimin që lëshoi në janar lidhur me disa persona që ridorëzuan kërkesat për t’u pranuar si viktima, pas urdhrit të Trupit Gjykues për informacione shtesë. Trupi Gjykues vendosi të pranojë nëntë parashtrues kërkesash që fillimisht i kishte refuzuar pasi i kishin dorëzuar kërkesat pas afatit të përcaktuar nga Trupi Gjykues.

Në vendimin e janarit, gjykatësit dolën në përfundimin se për tetë prej parashtruesve nuk kishte qenë praktikisht e mundur t’i dorëzonin kërkesat para afatit dhe se ishte në interes të drejtësisë të shqyrtohej themelësia e kërkesës së parashtruesit të nëntë. Trupi Gjykues u bind se nëntë parashtruesit ishin viktima të krimeve që pretendohet se u kryen në vendet e përmendura në Aktakuzë gjatë periudhës kohore përkatëse.

Nëntë parashtruesit e pranuar kanë rrethana personale të ndryshme, banojnë në zona të ndryshme si dhe flasin gjuhë të ndryshme. Në të njëjtën kohë, duke qenë se ishin objekt i krimeve të pretenduara të ngjashme në rrethana përgjithësisht të ngjashme, u gjykua se kanë interes të përbashkët të marrin pjesë në proces dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Rrjedhimisht, parashtruesit iu bashkuan grupit ekzistues të viktimave pjesëmarrëse dhe përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës.

Lajme të ngjashme