Rrustem Mustafa thotë se udhëheqësit e zonave e emëruan Sylejman Selimin komandant të UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, po vazhdon të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai është pyetur nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, lidhur me emërimin e Sylejman Selimit si komandant i përgjithshëm i UÇK-së.
Remi me përgjigjet e tij ka lënë të kuptohet se emërimi i Selimit kishte ardhur nga një takim, ku kishin vendosur komanandatët e zonave.
Nacionale sjell përgjigjet e plota të Remit:
Ben Emmerson: Ju në atë takim që keni pasur, hap citimin: “Sylejman Selimi duhet të jetë komandant i UÇK-së”
Rrustem Mustafa: Po
Ben Emmerson: Dhe nga atëherë Sylejman Selimi u bë komandant i UÇK-së?
Rrustem Mustafa: Po
Ben Emmerson: Dhe Sylejman Selimi ka qenë komandant i zonës para se të bëhej i UÇK-së?
Rrustem Mustafa: Po
Ben Emmerson: Dhe komandantët nuk i lejuan udhëheqësit t’i vazhdojnë negociatat në Rambuje?
Rrustem Mustafa: Po
Gjyqtari: A ka ndodhur që ushtarët të kthehen e të vazhdojnë në luftë kur të duan?
Rrustem Mustafa: Ka ndodhur që janë larguar. Jemi munduar të bëjmë rregull, jemi përpjekur që urdhërat tanë të zbatohen. Shpesh ia kemi arritu. Mirëpo dikush është larguar, s’e kemi parë më, e dikush është kthyer.
Rrustem Mustafa: Më shumë i jam mbështetur unë shtabit të përgjithshëm për të mirat logjistike, unë kam kontribuuar për shtabin e përgjithshëm me të mira logjistike, se shtabi i përgjithshëm mua si zonë operative e Llapit.
Gjyqtari: Ku dërguat konvoj?
Rrustem Mustafa: Kemi marrë një nismë kemi bërë konvoj për të dërguar miell në disa zona të Drenicës.
Gjyqtari: Të premten iu pyetën për një dokument 16 dhjetor 1998, kinse i nënshkruar nga Bislim Zyrapi si shef i shtabit të përgjithshëm. Dokumenti thotë: komandantët e zonave operative ta rrisin kontrollin duke angazhuar anëtarët që të bëhet menjëherë ndërprerja e dukurive negative ndaj personave dhe pasurisë private. Me aq sa dini ju, ekzistonte fenomeni i keqtrajtimit të individëve të personave në zonën tuaj e në zona tjera?
Rrustem Mustafa: Mua nuk më kujtohet se ka qenë fenomen asnjëra nga këto dukuri. Ka pasur ndonjë rast që mua nuk po më kujtohet tash.