Rrahja në Prizren: Dhjetë persona të përfshirë, gjashtë të arrestuar
Mbrëmë pas mesanate në një auto-larje në Prizren ka ndodhur një rrahje, ndërmjet të paktën dhjetë personave.
Arsye për këtë rrahje, raportohet të jetë bërë një dyshim për vjedhje të arit në veturë.
E në këtë përplasje u përdor edhe arma e zjarrit, ku njëri nga të dyshuarit ka mbetur i plagosur në këmbë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bër të ditur se gjashtë përsona janë arrestuar e janë dërguar në mbajtje 48 orëshe, ndërsa i dyshuari tjetër që ka mbetur i lënduar nga arma është dërguar në tretman mjekësor.
“Ka ndodhë një rrahje në mes të dhjetë personave meshkuj. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta si dhe armë zjarri, si pasojë një i dyshuar mashkull ka pësuar lëndime nga arma në këmbë. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raport.