Rikthehet në skenë revolta e Shefqet Kabashit në Hagë: Prokuroria e ka dëmtuar vendin tim
Shefqet Kabashi i njohur për revoltat e tij në Hagë në gjykimin ndaj Ramush Haradinajt, po e vazhdon revoltën po në Hagë.
Kësaj radhe në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ai ka thënë se nuk pranon të përgjigjet për Prokurorinë, sepse e ka dëmtuar Kosovën.
Nacionale sjell përgjigjet pa ndërhyrje:
Prokurori: Dëshmia në rastin Limaj a pasqyron me saktësi atë që keni thënë dhe atë që do të thonit sot nëse bëhen të njëjtat pyetje?
Shefqet Kabashi: Do të përgjigjem sa më shumë të mundem. Kam thënë të vërtetën. Unë kam konfirmuar dhe iu kam treguar gjithçka dhe çfarë bëtë me atë informacion nga rasti Limaj e Haradinaj, më pas çfarë ndodhi pas gjithë kësaj kohe sot nuk ka kuptim të jem para jush.
Prokurori: Ju thatë që ato që keni thënë në rastin Limaj janë të vërteta?
Shefqet Kabashi: E dëgjova pyetjen dhe thashë përgjigjen, por dëshiroj t’iu them gjykatësve ku po më çon kjo gjë. Gjykatësit e dijnë çfarë kam kaluar gjithë këtyre viteve pas dëshmisë së parë që kam dhënë, dhe gjykatësi e di dhe ju keni thënë këtu në migracion që kam bashkëpunuar me terrorizmin dhe kanë revokuar dokumentet e mia. Për juve është e thjeshtë të thoni të vazhdojmë për mua nuk është kaq e thjeshtë.
Prokurori: Dëshmitar kjo pjesë e pyetjeve të mia është procedurale?
Shefqet Kabashi: Çdo pjesë ka të bëj me 20 vite të jetës time dhe ju nuk keni bërë asgjë për të. Dua të flas me gjykatësin. Kam qenë i sjellshëm me ju sepse ju e dini që nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur, megjithatë jeni përpjekur në të gjitha mënyrat të më sillni këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunojë me ju, sinqerisht. Ju dëmtoni kaq shumë njerëz, keni dëmtuar kaq shumë njerëz, edhe dëshmitarët edhe gjithë vendin tim.