Rexhaj i VV-së pretendon: Lumezi e Jetish Maloku gati sa nuk u perleshen fizikisht - NACIONALE

Rexhaj i VV-së pretendon: Lumezi e Jetish Maloku gati sa nuk u perleshen fizikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj pretendon se ish Kryeprokurori Aleksandër Lumezi e Kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, “gati sa nuk janë përleshë fizikisht”.

Sipas Rexhajt, shkak i kësaj “gati përleshjeje” u bë insistimi i Lumezit për ta punësuar vajzën e tij si prokurore.

Rexhaj gjithashtu ka pretenduar se një lajm i tillë, nuk po transmetohen nëpër mediume. Gazeta Nacionale ka kontaktuar deputetin Rexhaj, për të marrë më shumë hollësi në lidhje me pretendimet e tij, për “gati përleshjen”, por i njejti nuk është përgjigjur deri në këtë moment.

E plotë:

Rubrika “Lajmet që nuk jepen”

Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit

Prokurorial, Jetish Maloku gati sa nuk qenkan përleshë fizikisht gjatë procesit të rekrutimit të prokurorëve sepse Lumezi kishte insistuar që vajza e tij të bëhet prokurore.

Më shumë po çudita që kjo ngjarje nuk është bërë ende lajm, sesa që ka ndodhur diçka e tillë, aq më pak që arsyeja paska qenë punësimet familjare.

Lajme të ngjashme