Remi flet pas dëshmisë në Hagë: E rëndë të kem përballë bashkëluftëtarët me akuza të padrejta - NACIONALE

Remi flet pas dëshmisë në Hagë: E rëndë të kem përballë bashkëluftëtarët me akuza të padrejta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar pasi përfundoi dëshminë në Gjykatën Speciale.

Remi ka thënë se e ka pasur të vështirë t’i ketë përballë bashkëluftëtarët me akuza të padrejta.

Postimi:

Sapo përfundova dëshmin time në Hagë, e rëndë shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëlutarët me akuza aq të padrejta.

Nuk ka relativizim të fajit,

Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj.

Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit.

Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar.

Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht.

Lajme të ngjashme