Çitaku për akuzën e re ndaj Thaçit: Kërkojmë drejtësi. Jo përndjekje
Ka reaguar edhe sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas akuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se kërkojnë drejtësi.
“Kërkojmë drejtësi. Jo përndjekje.” – ka shkruar Çitaku.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.
Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.