Prokuroria: Mefail Shkodra kishte pesë vepra penale në të kaluarën, djemtë e tij - asnjë - NACIONALE

Prokuroria: Mefail Shkodra kishte pesë vepra penale në të kaluarën, djemtë e tij - asnjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore ka njoftuar se i dyshuari Mefail Shkodra që gjendet në arrati bashkë me dy djemtë e tij, pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, kishte pesë vepra penale në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit” – njofton Prokuroria.

Prokuroria ka njoftuar se djemtë e Shkodrës, Edonis dhe Engjëll Shkodra, ‘nuk kishin asnjë rast të proceduar’.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, njofton Prokuroria.

Lajme të ngjashme