Prokuroria e Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin e Veselin - NACIONALE

Prokuroria e Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin e Veselin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit e Kadri Veselit t’iu vazhdohet paraburgimi.

Kjo është bërë nëpërmjet një kërkese të publikuar në faqen zyrtare.

Aty arsyet kanë mbetur të njëjta, vetëm data ka ndryshuar. Pra, Prokuroria pretendon se Thaçi e Veseli duhet të mbeten në paraburgim pasi rreziku është i ndikimit në dëshmitarë dhe prova.

Kurse, rrezikun e arratisjes Gjykata Speciale e ka rrëzuar për disa herë me radhë.

Lajme të ngjashme