Pranoi fajësinë për spiunazh te BIA e Serbisë, Jevtiq dënohet me 6 vite burg dhe 2 mijë euro - NACIONALE

Pranoi fajësinë për spiunazh te BIA e Serbisë, Jevtiq dënohet me 6 vite burg dhe 2 mijë euro

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Me gjashtë vite burgim dhe dy mijë euro është dënuar ish-togeri serb i Policisë së Kosovës i cili pranoi fajësinë para gjykatës se ka spiunuar për inteligjencën e Serbisë, BIA-n.

Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj raporton se vendimi është shpallur nga gjykata pas edhe një marrëveshje për pranim të fajësisë nga i pandehuri Bojan Jevtiq me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Fillimisht, gjyqtari i rastit, Kushtrim Shyti, njoftoi se prokurori i Prokuroria Speciale, Bekim Kodraliu, me rastin e dorëzimit të aktakuzës kishte bashkëngjitur edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të arritur ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurit Jevtiq, raporton Gazeta Nacionale.

Prokurori i rastit e elaboroi marrëveshjen në seancë, për të cilën i pandehuri Jevtiq deklaroi se e kishte arritur pa presion dhe me vullnet të lirë.

Lajme të ngjashme