Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar rus në Leposaviq
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas rus, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.
I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E plotë:
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”