Policia e Kosovës gjen dhe konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të veriut
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas informacioneve relevante, e hetimeve rajonale kanë gjetur dhe pastaj konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të veriut.
Aksioni sipas komunikatës u krye rreth orës 11:00, të datës 9 maj.
E plotë:
Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë veri
Prishtinë, më 9 maj 2023
Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri sot me datë 9 maj 2023, rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr veprime operative me që rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Gjatë këtij operacionit policor në atë shtëpi janë gjetur pajisjet si në vijim:
Antiminer T9- 16 Copë
Antiminer S9 - 13 Copë
Kartela Grafike 4Gb 32 Copë
Kartela Grafike 8 Gb 33 Copë
Poëer Suplyer 10 Copë
Pajisjet e lartcekura janë evidentuar dhe janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.