Planifikuan vrasje në Pejë, një muaj paraburgim për tre të dyshuar - NACIONALE

Planifikuan vrasje në Pejë, një muaj paraburgim për tre të dyshuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj ndaj tre të pandehurve Q.E., M.D. dhe L.D.

Ky paraburgim u caktua për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale veprime përgatitore për “vrasjen e rëndë”, veprën penale “Detyrim”, veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Zjarrëvënja”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse të pandehurit Q.E., M.D. dhe L.D., lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme