Plagosja e dy të rinjve serbë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Plagosja e dy të rinjve serbë, arrestohet i dyshuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Përmes një komunikate për medie, policia ka bërë me dije se i arrestuari është A.K i moshës 33 vjeçare.

Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, është thënë në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës së sotme në komunën e Shtërpcës, që është lokalitet i banuar me shumicë serbe, janë plagosur dy persona me armë zjarri.

Policia kishte treguar se bëhet fjalë për dy të rinj. Në fakt, siç kanë raportuar mediet, një fëmijë 11-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe po ashtu një 31-vjeçar.

Lajme të ngjashme