Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Pejë dhe Gjakovë.
RASTET:
Prishtinë 26.06.2023 – 12:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur me fjalë ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare me të cilën janë ndarë qe tri vjet. Deri te kanosja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur me fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 25.06.2023 – 12:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit ka kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek familjarët e saj.
Obiliq 26.06.2023 – 20:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, i është ofruar mundësia për strehim, por e njëjta ka refuzuar dhe ka shkuar tek motra e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 26.06.2023 – 12:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 26.06.2023 – 10:20.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj ish bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.