Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Obiliq, një në Gjilan dhe një në Skenderaj.

RASTET:

Prishtinë 23.05.2023 - 01:13.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.05.2023 – 17:00.
Ankuesja femër kosovare ka informuar se në vazhdimësi është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Obiliq 22.05.2023 - 17:50.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull kosovar dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 20.05.2023 - NN.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale edhe pse viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 23.05.2023 – 18:15.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Lajme të ngjashme