Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj dhe Malishevë.
RASTET:
Prishtinë 17.05.2023 – 10:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Podujevë 15.05.2023 – 20:40.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar.
Gjilan 17.05.2023 – 17:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Ferizaj 17.05.2023 – 18:00.
Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e lart-cekur. Dy të dyshuarat dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit sy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Malishevë 17.05.2023 – 13:10.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.