Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Pejë dhe një në Ferizaj.
RASTET:
Prishtinë 09.05.2023 – 16:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhërmbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rajoni i Prishtinës 09.05.2023 – 10:00.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palëve u është ofruar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarës është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Pejë 09.05.2023 – 17:30.
Janë arestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë pasi dyshohet se kanë kanosur viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Pejë 09.05.2023 – 17:30.
Janë arestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë pasi dyshohet se kanë kanosur viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ferizaj 09.05.2023 – 22:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.