Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Një rast është raportuar në Prishtrinë, një në Lipjan, një në Shtërpcë, një në Prizren dhe një në Leposaviq.
RASTET:
Prishtinë 18.04.2023-21:14.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është duke bashkëjetuar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Lipjan 18.04.2023-05:25.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një zënke verbale ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër me te cilën bashkëjetonin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Shtërpce 18.04.2023-11:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje përmes rrjeteve sociale e ka kanosur verbalisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 06.04.2023-10:30.
Në lidhje me rastin pas hetimeve të ndërmarra është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
Leposaviq 18.04.2023-16:10.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e ka kanosur vajzën e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.