Përplasje në Hagë, avokati i Shalës: A po frikësohet Prokuroria nga realiteti? - NACIONALE

Përplasje në Hagë, avokati i Shalës: A po frikësohet Prokuroria nga realiteti?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përplasje e ashpër ka ndodhur sot në Gjykatën Speciale të Hagës.

Aty avokati i Pjetër Shalës ka thënë se është i zhgënjyer nga Prokuroria e Specializuar.

“Jam i zhgënjyer sepse kam ndjesinë që ka njëfarë nxitimi për përfundim të çështjes apo mos t’i japin kohë mbrojtjes të prezantojë provat e veta nga kolegët e ZPS-së”, tha Gilissen.

Ai tha se e pyet veten se çfarë po ndodh dhe se nga çka ka frikë ZPS-ja, apo mos ka frikë të dëgjojë disa persona që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe a ka frikë nga realiteti, por se nga ana e ZPS-së nuk ka pasur asnjë koment, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, prokurori Filippo De Minicis tha se mbrojtja duhet të tregojë se cilat pjesë të dëshmive të dëshmitarëve ndërkombëtarë bien ndesh me dëshmitë e dëshmitarëve konkret në këtë çështje.

I njëjti tha se nuk kuptohet rëndësia e lëvizjes së Brigadës 128 dhe provat lidhur me të, duke i cilësuar si deklarime shumë të përgjithshme.

Kurse, avokati Mohamed Hedi Aouini deklaroi se përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se Shala ka qenë në Brigadën 128, ata do sjellin persona që tregojnë se kjo nuk është e vërtetë.

“Do sjellim persona që kanë punuar në logjistikë në këtë fabrikë që nuk e kanë parë Shalën aty ose e kanë parë vetëm një ditë, ka marrë armët dhe ka shkuar të luftojë për kombin e tij’”, tha tutje ai.

Lajme të ngjashme