Padrejtësia në Hagë, Avokati i Popullit: Nuk m’u lejua të marr as shënime kur i vizitova krerët e UÇK-së - NACIONALE

Padrejtësia në Hagë, Avokati i Popullit: Nuk m’u lejua të marr as shënime kur i vizitova krerët e UÇK-së

3 javë më parë

nga NACIONALE

Edhe gjatë vitit 2025, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është përcjellë me kritika të shumta për shkelje të standardeve të drejtësisë.

Sipas vlerësimeve të monitoruesve, procesi ka hasur vështirësi serioze në përmbushjen e parimeve të gjykimit të drejtë dhe publik. Megjithatë, si element pozitiv janë veçuar dëshmitë e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James Rubin, këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës në Rambuje Paul Ëilliams, ish-diplomatin britanik John Steëart Duncan, diplomatin amerikan Christopher Hill, Mike Durkee dhe gjeneralin Ëesley Clark. Sipas deklarimeve të tyre, këto dëshmi kanë ndihmuar në sqarimin e rolit dhe natyrës së UÇK-së.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, një intervistë për Ekonomia Online ka shprehur shqetësime serioze për mungesën e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes së Dhomave të Specializuara. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai theksoi se procedurat e kësaj gjykate nuk janë gjithmonë në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke përmendur mungesën e transparencës, problemet me përkthimin dhe kufizimet ndaj të drejtave të të akuzuarve.

“Kohëve të fundit ka pasur shumë shqetësime nga opinioni publik në lidhje me atë se sa kjo gjykatë po arrijnë me i ruajtur standardet që Kosova e ka ndërtuar në raport me sistemin e saj të drejtësisë e që lidhen me garancinë që duhet me pasur secila gjykatë që vepron me parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në vitin e fundit kam pasur situatë për të cilat janë problematike janë edhe shqetësuese, kam parë që mungesë të llogaridhënies të gjykatës edhe mungesë të raportimit por edhe mungesë të mbikëqyrjes. Gjykata nuk ka asnjë mbikëqyrje dhe nuk i raporton askujt. Procedurat që zhvillohen në këtë gjykatë nuk është e njëjtë me procedurat që janë në Kosovë, shqetësimet që kanë ngritur palët e interesit publiku raport me procedurat e provave mungesën e transparencës të kësaj gjykatës, problemet me përkthim, me qasjen e gjykatës në raport me të drejtat që gëzojnë të akuzuarit”, tha ai.

Me të gjitha këto probleme ai u ballafaqua edhe gjatë vizitës së tij e cila përveç një rojës aty, ishin vënë edhe kamerat, madje të njëjtit nuk i ishte lejuar as një laps dhe fletore për të marrë shënime, meqë i njëjtit përfaqëson Institucionin e Avokatit të Popullit.

“Këto probleme i pash unë sepse vizita ime u realizuar në mbikëqyrje, edhe të kamerave edhe të sigurimit që ishin prezent gjatë gjithë kohës, nuk më është lejuar të marr shënime, kjo tregon një qasje jo të duhur me ne, është në kundërshtim me parimet. Në anën tjetër jam cilësuar si person fizik që është e pa pranueshme, është cenuar mandati im si Avokati i Popullit. jemi duke përgatitur një raport për opinion. Unë besoj që vendimi ka më qenë i drejtë dua të besoj në funksionin dhe profesionalizmin e tyre”, theksoi Qelaj.

Lajme të ngjashme