Nuredin Abazi dëshmitari i radhës në Hagë - NACIONALE

Nuredin Abazi dëshmitari i radhës në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së është Nuredin Abazi.

Ai është shfaqur në seancën e sotme, raporton Nacionale.

Abazi kishte qenë anëtar i UÇK-së në Budakovë.

“Dëshmitari 03865 ka qenë anëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, dhe këshilltar ligjor në Pashtrik. Dëshmitari ka dhënë informacion për strukturën e UÇK-së në Budakovë e Prizren. Jep informacion për rolin e autoritetin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Dëshmitari ka folur me disa persona kur kanë qenë të ndaluar. Ai kishte propozuar që Latife e Rrushe Kololli të liroheshin. Dëshmitari 03865 ka dhënë informata për burgosjen e dy serbëve në Budakovë dhe burgosjen e një personi tjetër që ai e ka marrë në pyetje pasi i ishte kërkuar ta bëjë këtë nga Sadik Halitjaha”, tha prokurori.

Ndaj kësaj përmbledhjeje, reagoi dëshmitari Abazi.

“Disa herë e përmend të burgosur, nuk kemi pasur të burgosur, as që e kam përmend fjalën të burgosur”, tha ai.

Lajme të ngjashme