Nga ushtrimet në Bajgorë, deri tek qendra e ndalimit – Çfarë tha deri tash dëshmitari 8 në Gjykatën Speciale? - NACIONALE

Nga ushtrimet në Bajgorë, deri tek qendra e ndalimit – Çfarë tha deri tash dëshmitari 8 në Gjykatën Speciale?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar ditën e sotme gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Dhomat e Specializuara të Hagës. Atje dëshminë e ka nisur dëshmitari 8.

Ai fillimisht është pyetur rreth një ushtrimi ushtarak në Bajgorë, ku dëshmitari ka marrë pjesë, raporton Nacionale.

“Ka qenë një zonë e vogël, ka qenë krejtësisht në zona të thella malore. Kryesisht ka operuar jo në territor të komunës së Podujevës. Në bazë ushtarake, që ka qenë në shkollë në Bajgorë. Përfaërsisht kanë qenë rreth 100 ushtarë”, tha fillimisht dëshmitari.

Por, cila ishte rutina e dëshmitarit gjatë qëndrimit në Bajgorë për stërvitje me UÇK-në?

“Çdo mëngjes ka qenë ngritja e flamurit himni ato, mëngjes ka qenë rutina e stërvitjes fizike. Kemi pasur vrapim, deri në ora 10 të mëngjesit që ka qenë pauza. E kemi pasur edhe kohën e mëngjesit. Pas mëngjesit kemi kaluar në stërvitje specifike, përdorimin e armëve, gjuajtje me armë, si ta bëjmë pastrimin e një armës, montimin e armës. Ka pasur shpjegime si të bëhet përgatitja e një bunkeri. Përdorimi i minave. Përdorimi i armëve të kalibrit më të rëndë. Nuk kemi pasur rast me i përdorë, pasi kemi pas mungesë të tyre”, tha dëshmitari.

Ai e përmendi edhe komandantin e zonës së Llapit, Rrustem Mustafën.

“Në njërën prej ushtrimeve ka qenë prezantimi i komandant Remit, ka qenë një fjalim 4-5 minuta. Fjalim falënderues për kurajon, u kanë fjalim informues. Ka pasur të ndryshëm, specifikisht më kujtohet vetëm Remi e jo të tjerët. Gjatë kohës së trajnimit nuk mësova për komandantë të tjerë. Kjo ka ndodhur me kalimin e kohës që i kam kuptuar si funksionon”, deklaroi ai.

Më pas seanca kaloi në private. Kur ajo u hap sërish, dëshmitari po pyetej nga Prokuroria për një qendër të ndalimit po në Bajgorë. Dëshmitari tha se ka qenë dijeni për një qendër të tillë, e cila ka shërbyer për ndalimin e personave të dyshuar që kanë qenë të lidhur me regjimin serb.

“Jo diçka specifike, vetëm e kemi ditur që ekziston një qendër ndalimi dhe kjo kanë qenë e njohur për gjithë qytetin. Temat të cilat neve na kane preokupu në vitin 1998, një prej temave që është bërë diskutimi më i madh i asaj kohe ka qenë si të sigurojmë ushqim apo si të gjendemi në rrethana të ndryshme të situatës. Njëra prej temave ka qenë edhe kjo se ekziston një qendër e ndalimit në Bajgorë”, tha dëshmitari 8.

“Ka qenë kryesisht e njohur për njerëzit që kanë bashkëpunuar me armikun të njohur si tradhëtarë. Nuk kam qenë i vetëdijshëm që me kuptu komplet metodologjinë e një kolaboriacionisti. Vetëm e dijmë që jemi rritur qysh hapat e parë me ideologjinë që në asnjë rrethanë nuk duhet bashkëpunu me armikun. Dëshmitari: Njerëzit që kanë punuar për Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Për këta jemi kanë në dijeni bazuar në gojëdhënat që kanë qarkullu në atë kohë. ”, deklaroi dëshmitari 8 më tutje.

Në një moment, ka pasur një përplasje ndërmjet avokatit të Thaçit dhe prokurores, e cila sipas mbrojtjes po bënte pyetje spekulative.

Më poshtë gjeni bisedën:

Prokurorja D’Ascoli: Në bazë të atyre që dëgjuat, si menduat ju, çfarë po ndodhte aty në atë dhomë?

Avokati Kehoe: Këto janë spekulime, po kërkohet se çfarë mendonte kur në fakt mund të dëshmohet vetëm çfarë ka dëgjuar.

Gjykatësi Smith: Pranohet kundërshtimi.

Prokurorja D’Ascoli: A mund të dëgjonit ju se çfarë po ndodhte brenda dhomës?

Dëshmitari: Në bazë të kuptimit, që kam arrit me kuptu ka qenë intervistë, për arsye se është kërkuar llogari ndaj një personi të caktuar.

Lajme të ngjashme