Nacionale raporton nga Haga: Përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Nacionale raporton nga Haga: Përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar edhe zyrtarisht dëshmitarët e Prokurorisë së Specializuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Për disa vite me radhë, 125 dëshmitarë kanë dhanë përgjigjet e tyre në sallën e seancave në Gjykatën Speciale të Hagës.

Dëshmitari i fundit i Prokurorisë së Hagës dështoi të japë dëshminë e tij, pasi nuk iu aprovua kërkesa prej shtetit ku jeton.

Si rezultat, gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së u përmbyllë me 15 dëshmitarë të Prokurorisë.

Gazetari i Nacionales, Besian Beha, raporton nga Haga se Prokuroria do të ketë kohë deri më 15 prill për të përfunduar me paraqitjen e provave të veta.

Pas kësaj, radha do të jetë e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në mesin e këtyre dëshmitarëve, kishte ish-eprorë të UÇK-së, dëshmitarë që pretendojnë se janë ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në kohën e luftës, ish-zyrtarë të LDK-së dhe dhjetëra dëshmitarë serbë.

Megjithatë, kohëve të fundit, Prokuroria e Specializuar e Hagës, pati probleme me sigurimin e të gjithë dëshmitarëve.

Kjo pasi Nacionale kishte raportuar se njëri prej tyre ishte ‘zhdukur’ duke mos pasur mundësi që prokurorët të kontaktojnë me të.

Disa dëshmitarë tjerë që gjenden në shtete të Evropës, nuk pranuan, dhe si rezultat dëshmia e tyre ishte e pamundur.

Kurse, qindra dëshmitarë të tjerë, provat e dëshmitë e tyre, u pranuan vetëm me shkrim.

Tani mbetet të shihet numri i dëshmitarëve që do të kenë avokatët.

Gazeta Nacionale ka realizuar intervistë me avokatin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, e cila do të transmetohet nesër.

Ish-krerët e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ky proces është përcjell me kritika të shumta. Gjatë këtyre viteve, juristët e njohur dhe avokatët mbrojtës të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë kritikuar Gjykatën Speciale për shkelje të të drejtave të klientëve të tyre.

Lajme të ngjashme