“Mos me ma rreziku familjen” – Pse Prokuroria e Hagës nuk ia plotësoi kërkesën për dëshmi të mbrojtur Dedajt? - NACIONALE

“Mos me ma rreziku familjen” – Pse Prokuroria e Hagës nuk ia plotësoi kërkesën për dëshmi të mbrojtur Dedajt?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjergj Dedaj që nga dje disa herë e ka përsëritur se ka kërkuar të dëshmojë në seancë të hapur.

E përderisa 90% e dëshmitarëve deri më tash kanë pasur masa mbrojtëse, Prokuroria nuk ia ka aprovuar këtë kërkesë Dedajt.

Çuditërisht, sepse përveç masave mbrojtëse, shumica e seancave deri më tash kanë qenë tërësisht të mbyllura, po me kërkesë të Prokurorisë.

Dedaj ka thënë se në këtë formë i rrezikohet familja.

“Iu kam kërku që me pas seancë të mbyllur që mos me ma rreziku familjen, por nëse qëllimi i juaj është me hap plagë të reja atëherë vazhdoni”, tha ai në seancë.

Kështu Dedaj ka deklaruar edhe gjatë ditës së djeshme.

Lajme të ngjashme