Mitrovicasi dyshohet se e rrahu bashkëshorten e më pas e dogji shtratin
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bër të ditur se është arrestuar një person në Mitrovicë. I njejti në Polici është lajmëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se I njejti e ka rrahur fizikisht, dhe se më pastaj e ka djegur shtratin e dhomës së fjetjes.
Sipas njoftimit të Policisë, zjarri është lokalizuar e personi i dyshimt është arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.