Mehmetaj: Specialja me dëshmitarë qesharakë, Imer Imeri nuk pati asnjë pyetje për vëllain e tij - NACIONALE

Mehmetaj: Specialja me dëshmitarë qesharakë, Imer Imeri nuk pati asnjë pyetje për vëllain e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas dëshmisë së Imer Imerit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është tragjike me dëshmitarë qesharakë.

Postimi:

Specialja tragjike me dëshmitarë qesharakë

Nuk e di a e dëgjuat sot dëshmitarin Imer Imeri, në Gjykatën Speciale, i cili u prezantua si aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me të njëjtin kam pas qenë në emisionin Debat Plus me 10 prill 2023.

Aty, si dhe sa herë kam pasur mundësi, i pata sqaruar atij e publikut që në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së, nuk përfshihet asnjë nga vrasjet e pasluftës, prandaj mos i mashtroni njerëzit.

Aktakuza është për periudhën mars 1998 deri në shtator 1999.

Një nga abuzimet më të mëdha me qytetarët e Kosovës nga dashnorët e Gjykatës Speciale, ka qenë bindja e qytetarëve që përmes saj do të zgjidhen vrasjet e pasluftës.

Sot dëshmitari nuk pati asnjë pyetje për vëllain e tij. E pritshme kjo, sepse rasti i vëllait të tij nuk është brenda aktakuzës.

Tani, është e vërtetë që Gjykata Speciale ka mandat edhe përtej 1999, por aktakuza nuk përfshinë asnjë nga ato vrasje, sepse Prokuroria s’ka arritur të gjejë prova që e lidhin strukturën udhëheqëse të UÇK-së me ato vrasje (të paktën jo deri më tani).

P.S

Gjykata Speciale s'ka lidhje me drejtësi, është një instrument politik që të vetmin efekt e ka pasur rikonfigurimin e skenës politike në Kosovë për qëllime që veçse po i shohim.

Lajme të ngjashme