Ky është vendimi me të cilin u lirua Enver Sekiraqa
Enver Sekiraqa tashmë është në arrati.
Pasi u dënua me 25 vjet burg për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, Sekiraqës iu ndryshua masa e arrestit shtëpiak, me atë të mbrojtjes në liri.
Vendimin e kishte marrë gjyqtari i rastit, Agim Kuçi.
Në vendimin e tji thuhet se kanë pushuar arsyet për mbajtjen e Sekiraqës në arrest shtëpiak, raporton Nacionale.
“Gjykata me date 03.05.2024 ka shpallur aktgjykim dënues për të pandehurin dhe meqënëse është arritur sigurimi i tij në procedure gjykata vlerëson se kanë përfunduar shkaqet për të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendim.
“Andaj gjykata tani ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak, ngase i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe ndaj të njëjtit është bërë shpallja e aktgjykimit, andaj të akuzuarit i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, ashtu që Gjykata urdhëron që i njëtji të mbrohet në liri”, thuhet më tutje në vendimin e gjyqtarit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë sot deklaroi se vendimi është marrë nga gjyqtari i vetëm, e jo nga trupi gjykues.