Kryetarja e Gjykatës Speciale vjen në Kosovë më 29 nëntor
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trëndafilova, do të jetë në Kosovë më 29 nëntor.
Ajo do të takohet me organizata të shoqërisë civile, ku do të marrin pjesë edhe gazetarët.
Takimi do të jetë rreth 1 orë e gjysmë.
Kjo është vizita e parë e Trëdanfilovës që kur e anuloi ardhjen herën e fundit, si pasojë e protestave të paralajmëruara nga PSD-ja.