Kryeprokurorja e Speciales pas dënimit të ‘Ujkut’: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit - NACIONALE

Kryeprokurorja e Speciales pas dënimit të ‘Ujkut’: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberi West, ka reaguar pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burg.

Ajo ka thënë se ky është një hap për sundimin e ligjit.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z. Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit,” tha Uest në një reagim pas shpalljes fajtor nga Trupi Gjykues.

“Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të z. Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i Akuzuari të vihet para përgjegjësisë,” vazhdoi Prokurorja e Specializuar.

Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se të paktën 18 persona ishin mbajtur në kushte çnjerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.

Lajme të ngjashme