Konjufca pranon kërkesën e BE-së, dërgon në Venedik Projektligjin për Këshillin Prokurorial
Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës - një ndër më të rëndësishmit në kuadër të reformës në drejtësi i cili njëherë ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, në dy lexime - por që u rrëzua nga Kushtetuesja tashmë është rishkruar. Por, edhe ky rishkrim, duket se do t’i nënshtrohet vlerësimit në Komisionin e Venecias. Lajmin e ka bërë të ditur sot amabasadori i Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.
Ai ditë më parë, kishte dërguar letër drejt Konjufcës, duke i kërkuar që ky projektligj të shkojë në Venecia sërish. Ndërsa sot, ambasadori ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e Konjufcës për ta realizuar këtë kërkesë.
“Mirëpresim gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të konsultohet me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK-në. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave. Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore.” – ka shkruar ambasadori në Twitter.
🧵 I welcome the readiness of Speaker @KonjufcaGlauk to consult Venice Commission on the revised amendments to the Law on KPC. Compliance with European standards is key prerogative in implementing reforms.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 30, 2023
Kujtojmë se rrëzimi nga Kushtetuesja i Projektligjit të mëhershëm kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
