Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, dëshmitari i 114 në Hagë
Hansjoerg Strohmeyer është dëshmitari i 114 në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka qenë këshilltar ligjor i Përfaqësuesit Special për Misionin e OKB-së në Kosovë.
Njoftimi:
Dëshmitari i ZPS-së, Hansjoerg Strohmeyer, ka nisur dëshminë e tij këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë këshilltar ligjor i Përfaqësuesit Special për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator 1999. Ky është dëshmitari i 114-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.