Kërkoi hetim për masakrën e Dubravës, Enver Dugollit i shkruan Specialja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit i mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës Enver Dugolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se Prokuroria Speciale i la dërguar letër, për t’ia konfirmuar se Prokuroria e Hagës e ka marrë shkrën që Dugolli ia dërgoi me 29 prill, ku kërkoi që në kuadër të Gjykatës Speciale të hetohej edhe Masakra e Dubravës.
E plotë:
Të dashur qytetarë,
Dua t'ju informoj se ditë më parë, kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre.
Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t'i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s'është, gjykatë një-etnike.
Me respekt,
Enver Dugolli