Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit
Kandidati me inicialet D.M. për prokuror të shtetit është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për dhunë në familje.
Kështu ka bërë të ditur prokurori Beqë Shala.
“Po saktë qashtu është, po po është ndalu”, tha Shala për Betimin për Drejtësi.
Shala nuk ka dhënë detaje të tjera, duke mos u përgjigjur as në lidhje me kërkesën për caktim të masës së paraburgimit, duke shtuar se do të kuptohet ditëve në vijim.
“Krejt i merrni vesh ditëve në vazhdim”, shtoi prokurori Shala.
Sipas mediumit, nga lista e fundit e kandidatëve për prokurorë, del se D.M., i cili është bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Prishtinës, ka kaluar testin me shkrim dhe se i njëjti pritet t’i nënshtrohet fazës së testimit me gojë.