Kallxo.com: Arrestohet një 16-vjeçar në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve të klasës - NACIONALE

Kallxo.com: Arrestohet një 16-vjeçar në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve të klasës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi Kallxo.com ka raportuar sot se në Pejë është arretuar një 16-vjeçar.

Sipas raportimit, ai planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij.

KALLXO.com mëson se rasti ishte nisur të hetohej nga Prokuroria e Pejës, por për shkak të ndjeshmërisë ai është bartur në Prokurorinë Speciale.

Prokurori Ersan Qavolli ka konirmuar për KALLXO.com se rasti është bartur tek Prokuroria Speciale.

Nacionale ka kontaktuar me Prokurorinë në Pejë të cilët kanë kërkuar të orientohemi në Prokurorinë Speciale.

Kurse, drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka thënë për Nacionalen se nuk ka ndonjë informacion për këtë rast.

Lajme të ngjashme