Java e fundit e janarit çuditërisht s'ishte e mërzitshme: Tri dënime me burgim efektiv nga gjykatat e Kosovës - NACIONALE

Java e fundit e janarit çuditërisht s'ishte e mërzitshme: Tri dënime me burgim efektiv nga gjykatat e Kosovës

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Java e fundit e janarit e njohur gjerësisht si java më e mërzitshme e vitit, për arsye të njohura… s’ishte edhe aq e merzitshme në gjykatat e vendit. Aty u shpërndanë tri denime me burgim efektiv. 53 milionëshi, Terrorizmi e Krimet e Luftës. Kush sa, qysh dhe pse u dënuan?

Pal Lekaj: 3 vjet e 8 muaj burgim

Pal Lekaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim për çështjen e 53 milionëshit

Gjykata së Prishtinës s’i erdhi keq, ta dënoj politikanin e njohur për frzën “më vie shumë keq”.

Ai u gjet fajtor për Keqperdorim të detyrëz apo autoritetit zyrtar. Gjithashtu Lekajt iu shqiptua edhe dënim plotësues. Përkatësisht atij i ndalohet të merret me ushtrim të funksioneve publike për 3 vjet të tjera.

Lekaj tha se do ta ankohet në Apel në lidhje me dënimin, duke u shprehur i sigurt se vendimi i Themelores do të ndryshoj.

Dushko Arsiq

Serbi Dushko Arsiq u dënua me 13 vjet burgim për krime luftës. Arsiq akuzohej se duke qenë pjesë e policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin Artan Krasniqin.

Arsiq akuzohej, “se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.”

Aktakuza e bënte përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje. Në aktakuzën, që u ngrit më 2 nëntor të 2022, Prokuroria Speicale shkruante se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiq në bashkëryerrje me pjesëtarë të tjetër policisë serbe dhe grupeve të tjera paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpernguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.

Tutje, në aktakuzë, Arsiq ngarkohej edhe me veprën penale se bashkë me një grup tjetër kishte filluar plaçkitjen e shtëpive dhe se ia ka vënë zjarrin pronës së shqiptarëve, duke pasur si qëllim dëmtimin e tyre.

Sjellim ndër mend që Arsiq ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte në drejtim të tij.

“Ashtu siç kam deklaruar edhe paraprakisht, asnjëherë nuk kam qenë në Butovc apo në Kolovicë dhe nuk e di dhe nuk mund të them asgjë për këtë ngjarje”, kishte deklaruar Arsiq.

4 të dënuar për terorizëm: 30 vjet e gjashtë muaj burgim

Me 30 vjet e gjashtë muaj burgim janë dënuar edhe 4 të dyshuarit për sulm terrorist në Kosovë.

Ardian Gjuraj u dënua me 9 vjet e 6 muaj burgim. Ergim Sylaj me 6 vjet e 6 muaj, Nuredin Skenderi me 8 vjet e 6 muaj si dhe Mentor Bellaqa me 6 vjet e 6 muaj. Ata u tha se rrezikuan sigurinë e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme