“Janë akuza të rënda” – Avokati kërkon diskutim me Thaçin para se të fillojë me pyetjet për dëshmitarin e katërt - NACIONALE

“Janë akuza të rënda” – Avokati kërkon diskutim me Thaçin para se të fillojë me pyetjet për dëshmitarin e katërt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka kërkuar takim dhe diskutime me Thaçin para se t’i bëjnë pyetjet e tyre për dëshmitarin e katërt.

Takimi dhe diskutimet pritet të jenë para të premtes, kur është planifikuar marrja në pyetje e dëshmitarit nga mbrojtja.

“Klienti më kërkoj, nëse mund të flasim të premten për këtë, ka shumë gjëra që duam të diskutojmë lidhur me këto. E kuptoj edhe shqetësimin për kohën, por sikurse ju e dini, këto janë çështje shumë të rënda dhe akuza të rënda. Dhe për këtë na nevojitet më shumë se një orë kohë që të diskutojmë me klientin”, ka thënë avokati mbrojtës.

Pas mocionit të avokatit Kehoe për kohën që i nevojitet me klientin, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka thënë se do të kenë kohë sot të gjithë nga një orë me klientët e tyre.

“Ne bëmë një verifikim tani, do ju japim një orë sot, të gjithë ju do të keni nga një orë me klientët pasdite. Pra, gjysmë ore do të hamë edhe pastaj gjysmë ore, dhe një orë mund të kaloni kohë me ata dhe përmes Zyrës Administrative, në çdo moment mund të kërkoni kohën që nevojitet dhe kjo do të ju plotësohet. Mund të diskutoni edhe përmes aplikacionit ‘Zoom’ me klientin në burg, nëse nuk dëshironi të diskutoni me ta fizikisht atje. Pra, ka mundësi të ndryshme që mund t’i shfrytëzoni nga sot deri të premten. Me sa e kuptojë kjo vlen vetëm për kundërpyetjet tuaja në këtë moment”, ka thënë Smith.

Lajme të ngjashme