Ish-kongresisti amerikan, Hall, vizitoi prindërit e ish-presidentit Thaçi: ''Kjo është drejtësi e njëanshme''
Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, i ka vizituar prindërit e ish-presidentit Thaçi, në odën e familjes Thaçi në Burojë të Skenderajt. Atje është pritur atje nga babai i Thaçit.
Hall tha se qëllimi i vizitës së tij ishte që të takonte së pari babain e Thaçit, e pastaj edhe familjarët e ish-liderëve të tjerë që po mbahen në Hagë.
Ai tha se u ndje shumë i mikpritur atje, dhe se babai i Thaçit e priti shumë mirë.
“Qëllimi i vizitës ishte që ta takoja së pari babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, e pastaj edhe familjarët e ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ai (babai i Thacit) më priti shumë mirë. Mendova se po i bëja një nder, por në fakt ai më bëri mua nder. U ndjeva shumë i mikpritur në shtëpinë e tij”- tha Hall, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se familjarët e liderëve u shprehën të shqetësuar për sistemin e drejtësisë, dhe se para se të shkonte në Burojë ka vizituar edhe një vend që kujdeset për gratë e dhunuara gjatë luftës.
“Jam takuar edhe me familjarët e tjerë të ish-liderëve që po mbahen në Hagë. Ishte një takim shumë i mirë por ata natyrisht se u shprehën të shqetësuar për sistemin e drejtësisë dhe unë i kuptoj plotësisht. Para së të vija këtu, kam vizituar edhe një vend që kujdeset për gratë e dhunuara gjatë luftës”- shtoi Hall.
Hall ndër të tjera tha se ka mbetur pa fjalë kur e ka kuptuar se 25mijë vajza e gra kosovare janë përdhunuar gjatë luftës, dhe tha se njerëzit që i kanë kryer këto krime duhet t’i paguajnë. Sipas tij nuk ka drejtësi në të dy anët, por është drejtësi e njëanshme.
“Më lë pa fjalë që 25 mijë vajza dhe gra kosovare janë përdhunuar gjatë luftës. Nuk duket të ketë drejtësi në të dy anët. Njerëzit që kanë kryet këto krime duhet t’i paguajnë ato. Për mua kjo është drejtësi e një anshme”- tha ndër të tjera Hall.
Familjarët i thanë Hall, se Thaçi ka qëndruar në dhomë vetëm me babain dhe nënën, dhe vëllai i Thaçit ka shtuar se është ndërprerë rrjeti dhe energjia elektrike në një km2.
Para kësaj vizite tëk familjarët e ish-liderëve të UÇK-së, Hall i ka vizituar vetë ish-krerët, për të cilët tha se janë të dekurajuar nga padrejtësia dhe tej-zgjatja e gjykimit.